Ministri i Brendshëm francez akuza të forta Benzemasë për ‘bashkëpunim’ me një organizatë terroriste
Një deklaratë tronditëse është duke bërë xhiron e rrjetit! Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, ka akuzuar Karim Benzeman se është i lidhur me “Vëllazërinë Myslimane”, një organizatë islamike transnacionale që konsiderohet terroriste në Francë.
“Z. Karim Benzema ka lidhje famëkeqe me Vëllazërinë Myslimane”, tha ministri i Brendshëm në CNews.
Këto deklarata vijnë pas mbështetjes që ish-futbollisti i Real Madridit u ka bërë banorëve të Gazës. Vëllazëria Myslimane, e njohur si organizatë terroriste në shumë vende, është një nga grupet më me ndikim në botën arabe.
Ideologjia e Vëllazërisë, e krijuar nga Al Banna dhe mendimtari Sayed Qutb, lindi si rezistencë ndaj kolonializmit britanik dhe u konsolidua si një alternativë ndaj kulturës materialiste dhe individualiste të Perëndimit.
/P.sport
