Rajoni

Paralajmëroi pezullimin e vizave për Kosovën, Vuçiç falenderon Macron

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se nuk dëshiron të komentojë faktin se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se vendi ka pezulluar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, i cili është dashur të hyjë në fuqi më 1 janar, raporton rts.rs.

Nuk dua të komentoj. Është vendim i një prej vendeve më të mëdha evropiane. Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë. Lidhur me vërejtjen, ai tha se duhet ta dënojmë dhunën në Banjska, këtë e kemi bërë në të njëjtën ditë disa herë, madje ia kam thënë vetë presidentit në takimin në Granada” – tha Vuçiç.

Vuçiç duke folur nga Kina theksoi se është e rëndësishme që Serbia të vazhdojë me përpjekjet e saj për t’i zgjidhur gjërat përmes dialogut.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?