Sa i paguan Grida Duma, analistët që merr në emision!
Politikania Evi Kokalari e ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTv ka treguar se sa i paguan Grida Duma analistët që merr në emisionin e saj, në Top Channel. Sipas Kokalarit, pagesa është sa një rrogë mesatare që merr një shqiptar.
“Shumë e parave që Grida Duma u jep analistëve që merr në studio është goxha e lartë. Është pothuajse një rrogë mesatare mujore e shqiptarëve. Dhe kjo paguhet për emision.
Nuk i paguan Top Channel, por Grida Duma. Po të bësh llogarinë është një shumë e madhe, nuk ka interes Top Channel t’i paguajë aq shumë”, shprehet Kokalari.
Total 1 Votes
1
0
