Basha takim me Begajn në Presidencë
Teksa e gjithë vëmendja është nga Samiti i Procesit të Berlinit, kreytari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të hënë një takim me presidentin Bajram Begaj.
Disa metra larg Piramidës së Tiranës, aty ku dhe dhjetëra diplomatë po mbajnë punimet në kuadër të këtij Samiti, në ambientet e Presidencës Basha dhe Begaj kanë mbajtur takimin e tyre.
Mësohet se takimi ka pasur në fokus çështjen e Reformës Zgjedhore, për të cilën Basha ka propozuar disa ndryshime, nga listat e hapura e deri te “Shqipëria një zonë zgjedhore”.
Takimi konfirmohet nga burime pranë PD-së, por rezervohen për detaje.
Total 0 Votes
0
0
