Aktualitet

EMRI/ Ja kush emërohet në krye të Komisariatit të Laçit

KAON

Shkëlzen Metushi, deri tani shef i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Tiranë, është emëruar në krye të Komisariatit të Laçit. Me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, Metushi do të zërë vendin e lënë bosh nga Dritan Metaj.

Komisariati i Laçit është prej tre ditësh pa drejtues, për shkak se me urdhër të Gjykatës së Posaçme dhe kërkesë të SPAK, u prangos Dritan Metaj.

Ky i fundit akuzohet se gjatë kohës që ka qenë në krye të stacionit policor ka shpërdoruar detyrën duke informuar kriminelët për operacionet e Policisë së Shtetit, si dhe në disa raste sipas akuzës, ka lëvizur me makinën e tij shtetasin Gëzim Çela.

Ai cilësohet si një bos ndërkombëtar i kokainës dhe prej vitesh është në kërkim, mirëpo, nga hetimet rezulton se Gëzim Çela lëvizte i lirë në në Fushë Kuqe dhe për këtë kujdesej vetë drejtuesi i Komisariatit të Laçit.

Kryepolici Muhamet Rrumbullaku e lexoi vetë deklaratën për prangosjen e Dritan Metaj dhe pas gati tre ditësh, ka emëruar drejtuesin e ri. Shklëzen Metushi pritet të prezantohet sot me efektivët e Komisariatit të Laçit dhe të njohë vartësit me prioritetet e punës së tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?