Bota

Hamasi kërcënon Izraelin: Për çdo shtëpi që do të sulmohet do të vrasim nga një peng

KAON

Njoftimi u bë nga zëdhënësi i Brigadave Qassam në një audio të publikuar të hënën mbrëma.

Abu Obeida pretendoi se grupi deri më tani kishte vepruar në përputhje me “udhëzimet islame” duke i mbajtur pengjet izraelitë të sigurt.

“Ne kemi vendosur t’i japim fund kësaj dhe deklarojmë se çdo shënjestrim i njerëzve tanë në shtëpitë e tyre pa paralajmërim paraprak do të përballet me ekzekutimin e pengjeve të civilëve që po mbajmë,” tha ai.

Sipas zëdhënësit të IDF, nënkoloneli Richard Hecht, “dhjetëra” izraelitë u morën peng nga militantët e Hamasit gjatë sulmit të tyre të shtunën.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?