Rajoni

Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina në Greqi, dy të plagosur (Video)

KAON

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Nafplio-Argosnë Greqi, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve nga mediat greke, dy makina janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën duke përfshirë edhe një mjet të tretë, furgon në aksident.

Ndërhyrja e efektivëve të Zjarrfikësve të Nafplios ka qenë e nevojshme për nxjerrjen e të plagosurve nga automjetet, të cilët janë shoqëruar me ambulancë në spitalin e Argolidës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?