Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Sanxhak të Kurbinit. Qëllohet me breshëri plumbash në drejtim të banesës së …

KAON

Të shtëna me armë zjarri në Sanxhak të Kurbinit. Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të banesës së Skënder Likës.

 

Mund të jetë një imazh i 1 person, makinë dhe teksti

 

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërkohë drejt vendngjarjes është nisur policia dhe grupi hetimor. Pak muaj më parë, Likës iu vendos dhe lëndë plasëse.

Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në zonën e Kurbinit. Kjo pasi Skënder Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit.

Qëllohet me breshëri plumbash drejt shtëpisë së

Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?