Sport

Orges Shehi nuk është më trajner i Tiranës.

KAON

Orges Shehi nuk është më trajner i Tiranës.

Klubi bardheblu ka vendosur të shkarkojë teknikun, pas rezultateve zhgënjyese të javëve të fundit.

Fatale për trajnerin duket se janë bërë dy humbjet radhazi në shtëpi, ajo ndaj Erzenit dhe e fundit ndaj Laçit, të martën me rezultatin 0-3.

Atmosfera në grup nuk është më ajo e duhura, ndaj edhe drejtuesit kanë ndërhyrë për të larguar Shehin. Tekniku durrsak mori drejtimin e bardhebluve më 27 janar të vitit 2021 dhe vlen të theksohet se hyn në listën e trajnerëve më jetëgjatë në pankinën e Tiranës.

Gjatë periudhës me Shehin në pankinë, bardheblutë fituan një titull kampion ne sezonin 2021-2022 dhe një Superkupë Shqipërie, në të njëjtin vit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?