Politike

Partia Lëvizja e Legalitetit: Raporti i OSBE-së shqetësim për të reaguar sa më parë

KAON

Raporti i OSBE-së shqetësim për të reaguar sa më parë, mbështetja dhe angazhimi i SHBA-së shpresë për vendosje standartesh.

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT.

Partia Lëvizja e Legalitetit shpreh shqetësimin e saj mbi raportin e OSBEsë në lidhje me zgjedhjet e datës 14 Maj 2023.

Për PLL ky raport duhet të shërbejë si këmbanë alarmi dhe domosdoshmëri reflektimi për të i dhënë fund çdo manipulimi zgjedhor e për të krijuar një demokraci funksionale.

Për PLL, shkak manipulimit, krahas makinerisë të pushtetit, në vazhdimësi mbetet Kodi Zgjedhor i miratuar gjithmonë në mënyrë të njëanshme në interes të atyre që kanë nënshkruar miratimin e tij.

Duke ngritur shqetësimin tonë për atë që shpreh ky raport dhe në mbështetje të rokomandimeve të tij, kur ndër të tjera vetë në raport thuhet
Në zgjedhjet e fundit u vërejt;

“Keqpordorim i burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, akuzat për blerje votash nga të gjitha palët, marrjen e masave për të siguruar fshehtësinë e votimit dhe parandalimin e frikësimit të votuesve, si dhe presionin mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit”

Partia Lëvizja e Legalitetit;
Vlerëson qëndrimin e Shteteve të Bashkuar, për mbështetje dhe angazhim në trajtimin e këtyre rekomandimeve, në mënyrë që mbështesin angazhimin për të trajtuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it, në mënyrë që të sigurohet një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe konseguent si dhe kërkesat e popullit shqiptar për një demokraci të fortë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?