SPRINT NEWS ALBANIA

SportTe tjera

E rrallë / I hoqën shpresat për të mbajtur 3 kg, sot mban 300 kg. Çon Shqipërinë në Botërorin e Fuqisë

I ftuari i parë në “ABC-në e Mëngjesit” ishte sportisti, Mbarim Mehmeti, një nga sportistët e rrallë në Shqipëri që merret me “powerlifting” osë ndryshe sporin e fuqisë.

Mehmeti tha fillimisht se shumë shpejt do të marri pjesë në botërorin e Hungarisë, ku edhe shpreson se do të fitojë.

“Konkuroj në sport force, por në pesha relative, 74 kilogram. Tani që do të marr pjesë në botërorin e Hungarisë, do të jem në një kategori ende më të vogël, dukeqenëse rivaliteti është shumë i madh. Shpresoj qe edhe atje të fitoj” tha fillimisht Mehmeti.

Më pas ai shpjegon se si funksionon ky sport dhe thekson se në vendin tonë është një komunitet shumë i vogël që merret me këtë lloj sporti.

“Powerlifting është një sportet amerikane moderne. Është sport në të cilin trupi i njeriut punon me gjithë formacionin. Në këtë sport janë 3 kultura, është ngritja e shtangës nga tok (ngritja e vdekur), është shalëpërkulja me shtangun në shpinë deri në një kënd të caktuar dhe është gjoksi. Të treja konkurrohen, mblidhet totali dhe del rezultati.

Unë stërvitem 2 orë minimumi dhe 4 maksimumi, vetëm e diela është pushim. Me ushqimin nuk kam asnjë problem, mund të haj çfarë të dua. Në Shqipëri është një komunitet shumë i vogël që merret me këtë sport” tha sportisti.

Mjaft interesant është fakti se si Mehmeti i hyri këtij sporti. Ai tregon se deri nga mosha 15-vjeçare, deri në moshën 32-vjeçare ka punuar në ndërtim jashtë vendit, derisa po kuptonte që shëndeti i tij po binte për shkak të një sëmundje që quhet “hernia diskale”. Pasi u vizitua te doktori, ky i fundit e këshilloi ta linte punën në ndërtim, pasi nuk do të arrinte të ngrinte as 3 kilogram, por kjo nuk e ndaloi Mehmetin, që të punonte dhe të niste stërvitje për të mposhtur këtë sëmundje dhe tani është i aftë të ngrijë edhe 300 kilogramë.

“Unë këtë sport e kam nisur mbi 35-vjeç. Kam qenë sportiv, por kam punuar që në moshën 15-vjeçare në ndërtim, jashtë shtetit. Pasi u ktheva, por shikoja që dita ditës unë po bija nga shëndeti, nga sëmundje që quhet “hernia diskale”. Kam shkuar te doktori dhe doktori me ka thënë që ti 3 kilogram nuk do të ngresh dot, kështuqë duhet ta lesh punën në ndërtim në moshën 32-vjeçare. Kalova një periudhë të vështirë dhe më pas iu futa shtangës” u shpreh Mehmeti./abcnews.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?