Bashkia e Kukësit lyhet me ngjyrat e Rilindjes
Emri Vata
Ngjyra mavi e Bashkisë: Kur politika merr ngjyra të ndryshme!

Institucioni i Bashkisë duhet të jetë i të gjithëve dhe në shërbim të qytetarëve të saj!
Çfarë po ndodh sot në Kukës?
Akti i parë i shëmtuar, “Partizohet” Bashkia!
E dini si thonë kësaj , hajde të luajmë me nervat e Kuksianëve!
Rilindja, ky sekt që bëri dje atë çfarë u pa nga e gjithë bota në zyrat e bashkisë brenda, sot të dedikuar më shumë se kurrë i përdhosin dinjitetin edhe jashtë duke i vendosur nuancat e partisë!

Të mos harrojmë se para viteve 90’ ky institucion ka qenë Komiteti Ekzekutiv i Partisë Komuniste e sot ky sekt po e rikthen në identitet!
Megjithatë sido që ta lyeni pjesen tjetër, asgjë nuk i shëron plagët që ka hapur diktatura në Kukës apo lufta e klasave!
Buka që gatuhet nga i njëjti brum , të njëjtën shije ka!
Total 0 Votes
0
0
