KultureShkrime

Musine Kokalari/ Persekutimi i bukurisë, karakterit dhe talentit

KAON

Brisejda Lala

Shqipëria e pasluftës u kthye në një terren të vështirë për veprimtarinë dhe jetën e intelektualëve. Ideologjia komuniste, e imponuar nga regjimi i ri komunist, binte ndesh me traditat dhe kulturën e popullit shqiptar dhe mënyrën e jetesës së njeriut të lirë. Shumë personalitete të elitës politike, kulturore etj., u ekzekutuan, u burgosën  dhe u persekutuan në forma të tjera për gati gjysmë shekulli. Pjesë e kësaj elite fatkeqe ndodhi të ishte dhe intelektualja Musine Kokalari.

Musineja lindi në Adana të Turqisë më 10 shkurt 1917. Babai i saj, Reshat Kokalari, i cili shërbente si jurist në Perandorinë Osmane dhe mamaja e saj, Anushe Kokalari, u munduan të edukonin me virtyte intelektuale Musinenë dhe tre vëllezërit e saj, Mymtaz, Vejsimi dhe Hamit. Në vitin 1921, ata vendosën të kthehen në Shqipëri për t’u vendosur në qytetin e Gjirokastrës. Musineja kreu shkollën fillore në Gjirokastër, për t’u larguar për në kryeqytet vetëm 9 vite pas kthimit në atdhe. Në vitet 1930-të një nga vëllezërit e Musinesë hapi një librari në Tiranë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?