Basha vijon turin nëpër Shqipëri, sot ndodhet në Shkodër
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vazhduar turin e takimeve nëpër Shqipëri edhe për ditën e sotme, ku është fotografuar në qendër të qytetit të Shkodrës.
Basha shihet teksa bisedon me qytetarët në një nga kafet e këtij qyteti.

Pas kafes së mëngjesit, bisedën e parë në Shkodër, Basha e pati me një grup pedagogësh të rinj të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, me të cilët diskutoi për problemet e mëdha me të cilët përballet sot arsimi shqiptar e në veçanti Universiteti.

“Këtë mëngjes në Shkodër, në takim me pedagogë të rinj, për të diskutuar sfidat e mëdha që ka arsimi shqiptar. Edukimi i brezit të ri, modernizimi i tij, rishikimi i teksteve shkollore, në përmbajtje edhe në formë, është një nga prioritetet më të mëdha të Partia Demokratike e Shqipërisë për të ndërtuar dhe garantuar një të ardhme më të mirë”, – shkruan kreu i PD në postimin e tij në Facebook
