Aktualitet

SPAK drejt plotësimit, KLP propozon hapjen e garës për tre vende vakante

KAON

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) i hap rrugën garës për plotësimin e tre vendeve vakant për prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ( pranë SPAK).

Seanca plenare ku do të diskutohet kjo procedurë u caktua në datën 29.09.2023 ora 10.00. Nëse do të miratohet propozimi i KZHK-së pranë KLP-së, numri i prokurorëve pranë SPAK pas disa muajsh arrin në 20.

Njoftimi i plotë i KLP:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i hap rrugë garës për plotësimin e tre vendeve vakant për prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ( pranë SPAK).

Para disa ditësh Këshilli miratoj rregulloren e re për zgjedhjen e prokurorëve në këtë strukturë nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Komisioni i Zhvillimit të Karrierës i drejtuar nga Z. Alfred Balla dhe me anëtarë z. Bujar Sheshi dhe znj. Eloida Goxhi mori sot vendim për të propozuar hapjen e garës. Seanca plenare ku do të diskutohet kjo procedurë u caktua në datën 29.09.2023 ora 10.00.

Nëse do të miratohet propozimi i KZHK-së pranë KLP-së, numri i prokurorëve pranë SPAK pas disa muajsh arrin në 20.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?