Politike

Berisha për sulmin ndaj policëve të Kosovës: Dënoj aktin kriminal të frymëzuar nga Beogradi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për sulmin ndaj policisë në Kosovë që shkaktoi një viktimë dhe dy të lënduar.

Berisha i uron ngushëllime familjes së policit, teksa shprehet se dënon me forcë aktin kriminal të frymëzuar nga Beogradi.

“Sulm terrorist në Liposaviq ndaj policisë së Kosovës. Bie në krye të detyrës një polic dhe plagoset një tjetër. Banda kriminale serbe në Liposaviq kanë ekzekutuar me atentat një polic të Kosovës dhe plagosur një tjetër.

Duke u përulur me nderim të thellë para sakrificës sublime të policit që ra në krye të detyrës dhe shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të tij, uroj shërim të shpejt të policit të plagosur dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal, të frymëzuar dhe sponsorizuar nga ultranacionalistë në pushtet të Beogradit. Uroj që autorët e këtij akti të përballen me ligjin me të gjithë forcën e tij. Sb”, shkruan Berisha në postimin e  tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania