Teknologji

SHBA, së shpejti fluturimi i 60-të i ‘Ingenuity’ të NASA-s drejt planetit Mars

KAON

Helikopteri Ingenuity i NASA -s do të bëjë së shpejti fluturimin e tij të 60-të në Mars, njoftoi dje agjencia amerikane e hapësirës .

Fluturimi i 60-të i Ingenuity për në Planetin e Kuq pritet më 25 shtator. Sipas projektimit të misionit, pritet të arrijë një lartësi prej 10 metrash dhe të kalojë një distancë prej 326 metrash për 124 sekonda.

Specifikimet e tij kërkonin fluturime që zgjasin deri në 90 sekonda, me qëllim që çdo herë të kalonin një distancë prej gati 300 metrash, duke arritur një lartësi prej 3-4,5 metra mbi sipërfaqen e Planetit të Kuq.

 

Ingenuity mbërriti në Kraterin Jezero të Marsit më 18 shkurt 2021, i bashkangjitur me roverin Perseverance të NASA-s.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?