Rrëzohet avioni pak minuta pas ngritjes, humb jetën piloti 37-vjeçar në Greqi
Një pilot 37-vjeçar ka humbur jetën pasi avioni në të cilin ndodhej, u rrëzua në rrethana të panjohura në Aeroklub të Tebës. I riu ishte bërë baba vetëm pak muaj më parë.

Sipas informacioneve, motori i avionit pësoi një problem, duke bërë që ai të bjerë jashtë aeroportit, në një fushë ngjitur. Pak para rrëzimit, piloti, i cili kishte përvojë fluturimi, ishte në kontakt me kullën e kontrollit Tanagra.
Në vendngjarje shkuan menjëherë ekipet zjarrfikëse për të shpëtuar 37-vjeçarin, i cili u dërgua pa ndjenja nga autoambulanca e EKAB-it.
Total 0 Votes
0
0
