Bota

VIDEO/ Biden harron të takojë presidentin brazilian, i cili irritohet pas këtij veprimi

KAON

Joe Biden duket se është larguar nga OKB-ja pa shtrënguar duart me presidentin brazilian Lula në fund të fjalimit të përbashkët.

 

Lula da Silva  dukej shumë i mërzitur ndërsa ai dhe Biden u takuan dhe folën për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Por mesa duket Biden ka pasur problem me kufjet, pasi nuk i është përgjigjur disa herë homologut të tij.

“Më dëgjon, president Biden? Ky është një moment historik për Brazilin dhe për SHBA-në”, tha Lula në fillim të fjalimit të tij.

“Presidenti Biden a më dëgjon?” pyeti sërish Lula, dhe u duk sikur humbi durimin ndërsa nuk po merte asnjë reagim nga presidenti amerikan.

Biden dukej i hutuar ndërsa po përpiqej të rregullonte kufjet, ndërsa Lula vazhdonte fjalimin e tij. Në një moment, presidenti amerikan hoqi kufjet dhe ngriti vetullat i zhgënjyer.

 

Megjithatë, në vend që të përshëndeste presidentin brazilian që i zgjati dorën për një shtrëngim duarsh, presidenti amerikan përshëndeti në  mënyrë të sikletshme publikun përpara se të largohej nga skena.

Presidenti Lula u duk i mërzitur me këtë lëvizje të Biden, duke bërë një gjest me dorën e tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?