Dumani nuk kursen as vëllain e tij, dëshmia: Ka qenë i përfshirë në atentatin e trefishtë në Bradashesh
Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani nuk ka kursyer njeri, duke zbuluar edhe rolet qw ka pasur vëllai i tij në ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin. Përballë hetuesve ai është shprehur se në atentatin e trefishtë në Bradashesh, ku u ekzekutua Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri, vëllai dhe xhaxhai i Erjon Alibejt dhe një shtetas turk ka qenë i përfshirë edhe vëllai i Nuredin Dumanit, Dashamir Dumani.
Por sipas Dumanit, sqarime më të detajuara për atentatin mund të japë vetëm vëllai i tij, pasi ka marrë pjesë në këtë ngjarje.
Total 0 Votes
0
0
