Deputeti i shalqinit dhe trangullit, sot shkon me bukë misri dhe kos në Parlament
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka mbërritur në seancën parlamentare, ditën e sotme me bukë misri dhe kos, duke thënë se kaq mundësi kanë pensionistët sot të blejnë me pensionin që marrin.
Ai tha se e ka porosi nga nëna e tij për të ndarë bukën e misrit dhe kosin me kolegët e tij.
“30 ditë janë 63 mijë Lekë. Imagjinoni të gjithë pensionistët që marrin 110 mijë Lekë, aq merr mamaja ime, çfarë mund të bëjnë. Mund të hanë vetëm bukë misri dhe kos për 1 muaj.
Do 42 mijë Lekë ilaçe, vajtën 105 mijë Lekë. Të tjerat janë vetëm për letër higjienike këto që ngelen. Ndaj këtë do ta çoj atje, po rri sot pa bukë tha mamaja ime, jepja qeverisë aman vetëm ata t’i kemi shëndoshë”, tha Saimir Korreshi.
Duket se Korreshi ka zgjedhur këtë mënyrë, duke ardhur në Kuvend herë me shalqi në krah, herë me speca, herë me grurë për të marrë vëmendje në seancat që zhvillohen, pasi për fjalimet e tij dhe aksionin si opozitar ka dështuar.
