Korreshi: Kam qejf shumë gjëra. O do vazhdoj të jem politikan, o do vazhdoj të shes shalqi

Aktualitet Stil/Jetë

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ishte i ftuar në ‘Breaking’ për të folur rreth pjesëmarrjes së tij në ‘DWTS’ dhe shpjegoi se si e pritën kolegët e tij një vendim të tillë.


“Unë vallen popullore nuk ngurroj kurrë për ta kërcyer, identifikohem me kostumet myzeqare dhe identifikohem me vallen e Myzeqesë.

Askush nuk e di që unë kam dhe 50 piktura. Kam qejf shumë gjëra. Edhe futboll kam luajtur. E kam marrë sfidën e ardhshme me dëshirë, besoj nuk do ju zhgënjej.

Provat po shkojnë mirë. Partnerja në kërcim ma nxin jetën për të gjitha se kështu është puna, por arma ime e fortë është që duroj shumë.

Kolegët tashmë e dinë tipin tim prandaj nuk u bëri shumë habi. O do vazhdoj të jem politikan, o do vazhdoj të shes shalqi, kjo është 100 % e sigurtë,” tha Korreshi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?