Mblidhet kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit.

Politike
Në selinë qendrore të Partisë Lëvizja e Legalitetit u mbajt mbledhja e radhas e Kryesisë së saj.
Kjo mbledhje, në këtë sesion të ri pune organizative, pati si qëllim startin e ri, nisjen e punës organizative, për një ridimensionim të gjithanshëm me qëllimin e pozicionimit të PLL si një faktor të rëndësishëm në spektrin e politikës në vend.
Kryesia e PLL analizoj rezultatin e zgjedhjeve të datës 14 Maj 2023, analizë dhe mirënjohje rezultati që do të përcillen në çdo degë tonën në rrethe duke konkluduar me detyra e vendime konkrete të cilat do të merren në mbledhjen Këshillit Kombëtar i cili do të thirret në Nëntor të vitit 2023.
Ndër të tjera në këtë mbledhje u diskutua dhe u morën vendime në lidhje me:
-Mbi miratimin e planit organizativ për periudhen e katërmujorit të tretë të vitit 2023.
-Mbi zhvillimin e konferencave zgjedhore në disa degë dhe përzgjedhjen e sekretarëve të tyre.
-Komandimi i disa drejtuesve, deri në zhvillimin e konferencave zgjedhore, në degë të veçanta, kjo për arsye specifike.
-Rikonfirmim me ndryshime i kordinatorëve në 12 qarqe.
-Miratimi i udhëzimit për çdo degë, kjo për një organizim e frymë të re pune e rritje imazhi të gjithanshëm. etj
Në lidhje me qëndrimin e saj politik në këtë situatë, PLL, si parti opozitare, është shpehur qartë dhe e gatshme për çdo bashkëpunim të mundshëm me çdo faktor tjetër opozitar, me qëllimin e vetëm, platformë e qartë shprese dhe besimi për qytetatët për ta larguar një orë e më parë këtë qeveri të korruptuar.
PLL, e sheh të nevojshme dhe domosdoshmëri, kusht i bashkëpunimi të mundshëm, unifikimin e një qëndrimi imponues të përbashkët në lidhje me kryerjen e Reformës Zgjedhore, në kohën e duhur dhe duke marrë parasysh çdo propozim të paraqitur nga ne dhe subjekte të tjera politike në takimet dhe tryezat e përbashkëta…
Ku mbi të gjitha të panegaciueshme duhet të mbeten.
-Lista të hapura për kandidatët.
-Sigurim i votës së emigrantëve, diasporës.
-Sistem proporcional kombëtar, ose në pamundësi të ndryshimit të kushtetutës, sistem mbi bazën e maksimumit 4 ( katër) rajone dhe jo me 12 qarqe.
Kod i Ri Zgjedhor duke siguruar zgjedhje të lira e të barabarta, do të shërbejnë si një mundësi kryesore për rotacion politik, të duhur, në zgjedhjet e ardhshme.
Vetë PLL do të vazhdoj misionin e saj politik si një parti e djathtë opozitare, duke punuar dhe u arganizuar me të gjitha forcat për një pregatitje dhe paraqitje sa më serioze si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?