VIDEO/ “Ku është kapiteni?!”, tifozët polakë shpërthejnë ndaj Levandovskit

Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, i ka kompromentuar ndjeshëm pozitat në kampin polak, teksa tifozët shohin Europianin gjithmonë e më shumë t’iu largohet.


Ndërkohë mbrëmjen e sotme, polakët e pranishëm në sektorin mik të “Air Albanias”, u panë të tërbuar në fundin e ndeshjes, me kapitenin e tyre, Robert Levandovski, i cili përveçse ishte inekzistente në fushën e lojës, as nuk shkoi t’i përshëndeste tifozët pavarësisht rezultatit, ndërkohë që polakët kërkuan shpjegime nga Levandovski.  

Thirrja e përsëritur “ Ku është kapiteni ” u dëgjua gjatë transmetimit pas ndeshjes në stacionin polak TVP Sport. Levandovski luajti një ndeshje shumë të dobët. Ai praktikisht asnjëherë nuk e kërcënoi portën shqiptare.  

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?