Rama publikon pamje nga kantieri në aksin Ersekë-Leskovik: Së shpejti do kalojnë turistët dhe produktet e zonës

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i rrugës së re turistike Ersekë – Leskovik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se në këtë segment së shpejti do të kalojnë lirisht turistët e vizitorët e Shqipërisë së re Turistike, po edhe produktet e zonës.

“Kantieri i rrugës së re turistike Ersekë – Leskovik, një tjetër segment që përshkon koleksionin e pazbuluar të peizazheve më të bukura të atdheut tonë, ku së shpejti do të kalojnë lirisht turistët e vizitorët e Shqipërisë së re Turistike, po edhe produktet e zonës”, shkruan Rama në Facebook.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?