Kryetari i partisë PBDNJ, Vangjel Dule, ka folur lidhur me mbajtjen në qeli të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.
Për Dulen Beleri është peng i kryeministrit Edi Rama dhe jo i drejtësisë shqiptare dhe sipas tij kryebashkiaku i Himarës është plotësisht i pafajshëm.
“Beleri është pengu politik i kryeminsitrit Rama. Beleri u rrëmbye dhe mbahet me inskenimin dhe monitorimin deri në detaje të kryeminisrtirt Rama me qëllimin që ta privojë Belerin nga drejtimi i bashkisë së Himarës. Nuk ka target ligjor për ta shkarkaur sepse një kryetar bashkie shkarkohet në raste të caktuara që përcaktohet nga ligji dhe nuk plotësohet asnjë nga këto kushte që Rama ta shkarkojë”, tha ai.
Sa i përket intervistës së kryeministrit Edi Rama për medien greke “Kathimerini”, ku tha se kur përfundon afati i 90 ditëve, normalisht sipas çfarë thuhet në ligj, qeveria duhet ta shkarkojë kryetarin e zgjedhur që nuk është paraqitur për të bërë betimin dhe duhet të caktojë një kujdestar deri në zgjedhje të reja, Dule u shpreh se kryeministri nuk njeh ligjin.
Kreu i PBDNJ thekson se nuk ka ligj që parashikon se nëse nuk kryhet betimi brenda 90 ditëve atëhere kryebashkiaku shkakrohet.
“Rama më vjen keq është në krye të një vendi dhe nuk ka përgjegjshmërinë minimale q të jetë i informuar, improvizon. Nuk ka ligj që parashikon se nëse nuk kryehet betimi brenda 90 ditëve atëhere shkakrohet. Ligji thotë se nëse nuk kryehet betimi por nëse jep kërkesën në mënyrë të vullnetshme, shkarkimi mund të ndodhë dhe më shpejt. Beleri në këtë rast kryetari i zgjedhur i bashkisë nuk është se ska dëshirë që të kryejë betimin, por pengohet. Në Republkën e Shqipërisë dhe çdo shtet të së drejtës edhe i burgosuri që ka marr vendimin përfundimtar edhe i paraburgosuri kur kemi zgjedhje ose ngrihet një qendër votimi në burg , ose shoqërohet në një qendër të afërt votimi nga forcat policore. Në rastin e Belerit që është një qytetar i pafajshëm, në shkelje të kësaj të drejtë universale i privohet kjo e drejtë”, tha Beleri për Open.