Stefi Prifti, i ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, së bashku me Endrin, për të promovuar këngën e tyre të re “Lozonjare”, nuk shpëtoi nga pyetja për jetën personale.
Dy muaj më parë, në ditëlindjen e tij të 55-të, Stefi postoi një foto në llogarinë e tij në Instagram, përmes së cilës zbuloi se ishte në një lidhje të re prej disa kohësh, e cila e ka bërë shumë të lumtur.
Për partneren e tij, Stefi ka vlerësimin maksimal, edhe pse lidhja e tyre, për momentin është në distancë, sepse ajo nuk jeton në Shqipëri. Por ajo që thekson këngëtari është mirëkuptimi që ka gjetur me dy vajzat e tij:
“Pata mirëkuptimin e vajzave të mia, sepse ky ishte një problem shumë i rëndësishëm për mua, në atë moment kur m’u desh të vendosja. Por gjeta mirëkuptimin e tyre, pasi ato e njohën nga afër, kontaktuan me të, biseduan, qëndruan gjatë, kështu që ndihem shumë mirë për këtë”.