Ish-kryeministri Fatos Nano i është nënshtruar një ndërhyrje tjetër kirurgjikale. Mjekët thonë se…

Aktualitet

Ish-kryeministri Fatos Nano i është nënshtruar këtë të martë një ndërhyrje tjetër kirurgjikale.

Ndërhyrja i është bërë për t’i pastruar mushkëritë. Mjekët thonë për ABC News se operacioni ka rezultuar i suksesshëm.

Ndërkohë, ish-kryeministri Nano vijon trajtimin në spital dhe rikuperimi sipas mjekëve kërkon kohë.

Megjithatë aktualisht gjendja shëndetësore e Fatos Nanos është e qëndrueshme.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?