Inceneratori i Fierit/ Zbardhet dëshmia e Lefter Kokës në GJKKO

Aktualitet

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka përfunduar dëshminë e tij në GJKKO lidhur me inceneratorin e Fierit.

Koka deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave të ngritura ndërsa kërkon drejtësi.

“Drejtësia është vetëm një, e pa ndikuar nga interesa, e pa ndikuar nga akuza, e pa ndikuar nga opinioni pasi përndryshe një drejtësi e tillë rrit pasigurinë, humbet besimin e opinionit e unë do të jem viktima e radhës duke mos harruar se ajo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo.” tha ndër të tjera ish ministri Koka.

Lefter Koka në gjykatë:

Pagesat dhe ndërtimi Inceneratorit kanë filluar në 2018 unë jam larguar si Ministër më 2017.

Shpronësimi i tokës është njohur i ligjshëm me Vendim të Formës së Prerë të Gjykatës Administrative Statusi i është ndryshuar nga Këshilli Bashkiak Fier para se vendimi të vinte në Këshillin e Ministrave.

Gjykohem dy herë për të njejtën gjë. Akuza është thjeshtë kopje e proçesit analog të Elbasanit.

Relacioni administratorit të caktuar nga gjykata provon pafajsinë time.

Akuza bazohet në mendime personale të fallxhores, jo në prova. Kriter themelor i proçesit penal.

Të besosh tek çifti famëkeq është njësoj si të investosh tek Sudja dhe Rrapushi në ditët e fundit të falimentit.

Kjo çështje kërkon drejtësi! Drejtësia është vetëm një e pa ndikuar në interesa, e pa ndikuar nga akuza e pa ndikuar nga opinioni. Përndryshe unë do të jem viktima e rradhës e kjo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo.

Kjo strukturë nuk është kala ku ju të bërë bashkë duhet ta mbroni por është kala e çdo Shqipëtari për të marrë Drejtësi.

LEXO EDHE: Inceneratori i Fierit/ Çfarë deklaroi mbrojtja e ish-minstrit të Mjedisit Lefter Koka?

Nuk do të rresht së kërkuari deri në frymën e fundit, jo vetëm në këtë gjykatë të provojë pafajësinë time.Me prova e fakte të provoj fajësinë e atyre që më hoqën lirinë në mënyrë brutale duke më arrestuar e më pas duke sajuar prova të turpshme.

Meqënese nuk u provua asnjë shumë e përfituar, asnjë llogari bankare , asnjë aset i shtuar që nga viti 2010, prokurorët menduan të më akuzojnë për pastrim dhe të sekuestrojnë prona të përftuara që në vitin 2000.

Që nga viti 2003 kur mora edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë Durrës, kam qenë subjekt i deklarimit të pasurisë dhe pronat që disponoj janë fryt i punës time të ndershme dhe jo i ryshfeteve, as i trafiqeve, as i prostitucionit e as i të qenit aksioner anonim në shoqëri ndërtimi, e për të atillë më njeh Durrësi qyteti im e më gjerë.

Do ngushëllohesha në izolim nëqoftëse kallëzimin do e kishte bërë cdokush tjetër Shqipëtar, por të bëhet nga ai cift famëkeq është e trishtë, e të besosh tek ata është si të investosh tek Sudja e Rrapushi në ditët e fundit të falimentit.

Ndaj dua sot para jush të kërkoj drejtësi dhe drejtësia është vetëm një, e pa ndikuar nga interesa, e pa ndikuar nga akuza, e pa ndikuar nga opinioni pasi përndryshe një drejtësi e tillë rrit pasigurinë, humbet besimin e opinionit e unë do të jem viktima e radhës duke mos harruar se ajo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?