Kërcet pushka mes barinjve në Tepelenë, i riu qëllon 59-vjeçarin (EMRAT)

Aktualitet

Një konflikt ka ndodhur mes dy barinjve në fshatin Matohasanaj në Tepelenë. Sipas Policisë mësohet se një prej barinjve, shtetasi Blerim Luzi ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sokrat Zeraj, 59 vjeç.


Ky i fundit u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, efektivët e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e autorit 30-vjeçar.

“Salla operative e Komisariatit të Policisë Tepelenë ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se në malin e fshatit Matohasanaj, njësia administrative Lopës, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri (pushkë) një shtetas tjetër (të dy barinj).

Shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë, punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi B. L., 30 vjeç, banues në fshatin Matohasanaj, pasi në malin e këtij fshati, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri (pushkë), shtetasin S. Z., 59 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”-njofton Policia.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?