Behar Bajri u arrestua në një lokal në Paris, burime: Policia shqiptare e mbajti 2 javë nën vëzhgim

Aktualitet

Behar Bajri u arrestua në një lokal në Paris, burime: Policia shqiptare e mbajti 2 javë nën vëzhgim

FRANCË- Dy javë në vezhgim u mbajt nga autoritetet policore franceze, Behar Bajri i cili u arrestua qetësisht në ambientet e një lokali ku ndodhej vetëm. Burime pranë Policisë së Shtetit i thanë Report Tv se kur pa se ishte i rrethuar nga të gjitha anët, nuk bëri rezistencë dhe iu dorëzua autoriteteve pa zhurmë. Pas kontrollit, 43-vjeçarit, i cili ishte në kërkim në kuadër të dosjes “Metamorfoza” si porositës dhe organizator i disa vrasjeve dhe tentativave për vrasje, nuk iu gjet asgjë e paligjshme.

Lokalizimi i tij mësohet se është bërë nga autoritetet shqiptare, të cilat prej kohësh kanë një oficer në Paris enkas për këtë punë, lokalizimin e shqiptarëve në kërkim dhe mbajtjen në kohë reale të komunikimeve me policinë atje. Ironikisht, Franca, vendi që kishte zgjedhur për t’u fshehur, ndihmoi në zbardhjen e komunikimeve të SkyECC, që zbërthyen krimet monstruoze të fisit Bajri, grupit të Ervis Martinajt, prokurorit Xhevahir Lita dhe ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?