Rama për Fatos Nanon: Shpresoj të dalë nga burgu i terapisë intensive si nga burgu politik

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste është shprehur edhe se shpreson që paraardhësi i tij si kryetar i PS-së, Fatos Nano të shërohet sa më shpejt.

Fdghfdghdfgh

Rama u shpreh se shpreson që Nano të dalë nga “burgu i terapisë intensive, ashtu siç doli nga burgu politik para 26 vitesh”.

Sa i përket burgosjes politike të Nanos, Rama deklaroi se ish-kryeministri u burgos nga “një prej pengmarrësve më të paskrupujt të drejtësisë”.

“Shpresoj që ta rifitojë lirinë fizike dhe shpirtërore dhe të dalë me shëndet , me humor dhe jetë të gjatë nga burgu i terapisë. Siç doli 20 vite më parë nga burgu politik ku e futi një prej pengmarrësve më të paskrupujt të drejtësisë”, u shpreh Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?