Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka mbërritur në seancën parlamentare, ditën e sotme, me brisqe rroje.
Gjatë një deklarate për gazetarët para Kuvendit, ai ironizoi duke thënë se brisqet e rrojës ia ka sjellë qeverisë.
“Ia solla qeverisë ta sterilizojë meqenëse ka 10 vite që se rruan për popullin”, tha ai.
Kujtojmë që ky deputeti i Lushnjes, gjithmonë vjen në Kuvend herë me shalqi në krah, herë me speca, herë me grurë, e herë tjetër ia lë vendin Dash Sulës me karagjollzëqe të tilla, që nuk bëjnë për të qeshur as rojen e parkingut të Kuvendit.
Këta mendojnë se mundet Edi Rama me shalqi në krah dhe me brisk rroje në dorë.
Iu duket se puna e opozitarit është gallatë dhe mund të bësh humor.
Pak qesharakë janë vetë, po dhe këto gjeste kanë mangët dhe hajde merri seriozisht pastaj për t’i votuar, që nesër fjala vjen, të drejtojnë këtë vend.
Në një vend ku politika, si në mazhorancë, dhe në opozitë, është gati qind për qind e korruptuar, nuk ka nevojë për simbolika, por për aksion.
Dhe për shpresë. Po kush do të sjellë shpresë, këta karagjozët që janë bërë rastësisht deputetë?/ alfapress/