Është arrestuar në Francë, Behar Bajri. Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Bëhet me dije se Bajri është arrestuar nga një operacion i zhvilluar në bashkëpunim me policinë shqiptare
Në dosjen hetimore të operacionit “Metamorfoza” u fundos grupi kriminal, ku mes tyre ishte edhe Behar Bajri, i cili kishte planifikuar që të vriste Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.
Gjithashtu nga përgjimet rezulton se ai komunikonte me biznesmenin tashmë të arrestuar nga qelia e paraburgimit “Jordan Misja” në Tiranë përmes SkyECC komunikonte me Pëllumb Gjokën dhe i kërkonte që të dalë sa më shpejt nga paraburgimi, pas arrestimit në sajë të operacionit OAZ, shtatorin e vitit 2018. Madje është gati të ofrojë shuma të mëdha parash në këmbim të zbutjes së masës së sigurisë.
Bajri, i konsideruar si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri, akuzohet se ka vrarë në gjumë partneren e tij 15-vjeçare, Fabiola Bajri dhe shtetasin Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002.
NJOFTIMI I POLICISË:
Operacioni, falë shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë franceze.
Kapet në Francë, me qëllim ekstradimin, njëri prej shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Në vijim të punës gjurmuese dhe kërkimore, si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, mesditën e sotme, falë inteligjencës policore të siguruar nga Policia e Shtetit, shkëmbimit në kohë reale të informacionit, nëpërmjet oficerëve të kontaktit të Policisë së Shtetit dhe Policisë Franceze, si dhe koordinimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, u bë e mundur kapja në Francë, nga Policia franceze, e shtetasit shqiptar B. B., 43 vjeç.
Kapja e këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me Interpol Parisin, vijojnë punën për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, të 43-vjeçarit.
Kapja e këtij shtetasi tregoi edhe një herë bashkëpunimin serioz, profesional dhe të besueshëm mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve, si dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit, për të gjurmuar, lokalizuar, kapur dhe çuar para drejtësisë, shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar dhe nderkombtare.
TË FUNDIT NGA -KRONIKË

Në kërkim ndërkombëtar, policia për arrestimin e Behar Bajrit: Pritet ekstradimi drejt vendit tonë
04 Shtator, 2023

FOTO/ Aksident në aksin rrugor Gramsh-Kodoviat, përmbyset makina, informacionet e para
04 Shtator, 2023

Kapet duke transportuar marijuanë, pranga 22-vjeçarit shqiptar në Spanjë, ja çfarë u gjet në makinë
04 Shtator, 2023

Ndërtimi i pallatit shkakton rrëshqitje të dherave, bllokohet rruga, në rrezik edhe disa banesa në Vlorë
04 Shtator, 2023

Kapen në një plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen katër shqiptarë
04 Shtator, 2023

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen dy makina, plagosen dy shoferët
04 Shtator, 2023
KATEGORIA VIDEO

Ndryshimet në Qeveri/ Ikin Xhaçka, Kushi dhe Krifca, vijnë Ervin Mete dhe Arbjan Mazniku
04 Shtator, 2023

“S’mund të përdorim flamurin e PS për të fshirë bajgat e korrupsionit”/ Rama mesazh socialistëve: Kam debatuar me ju edhe me muaj. S’i njoh asnjë borxh atij që…
04 Shtator, 2023

“S’kam përgjegjësi të skuqem apo kërkoj falje për ata që hanë pas shpine”, kryeministri: Kush thotë fjalën e neveritshme “Rama të lëshon, Rama s’të mban…”
04 Shtator, 2023

“Mendojnë se pushteti politik tërheq për hunde gjyqësorin”, Rama për çështjen Beleri: Çfarë kërkon pala greke prej nesh?!
04 Shtator, 2023

Presidenca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së/ “E tërë bota do mblidhet në New York, me në krye të tryezës, Shqipërinë”, Rama: Nuk është pikëmbërritja, por pasqyra e përpjekjeve
04 Shtator, 2023

“Korrigjimi i së tashmes, arsyeja e ekzistencës sonë politike”/ Rama: Kompetentët e huaj, që i shohin shqiptarët si fajtorë, janë shtysë për…
04 Shtator, 2023