Oficerët e ushtrisë që morën pushtetin përmes një grushti shteti në Gabon të mërkurën, kanë emëruar gjeneralin Brice Oligui Nguema si udhëheqësin e vendit.
Gjenerali Nguema u transportua më herët duke festuar nëpër rrugët e kryeqytetit Libreville nga trupat e tij.
Nga ana tjetër, Presidenti i rrëzuar, Ali Bongo, është shfaqur në një video në shtëpinë e tij, duke u bërë thirrje “miqve të tij në të gjithë botën” që të “bëjnë zhurmë” në emër të tij.
Ish-kolonia franceze është një nga prodhuesit kryesorë të naftës në Afrikë.
Ata thanë se kishin anuluar rezultatet e zgjedhjeve të së shtunës, në të cilat Bongo u shpall fitues, por që opozita tha se ishin të rreme.