Aktualitet

Pasi bëhen tapë në lokal kërcet druri në Korçë

KAON

Një sherr me sende të forta ka ndodhur në Korçë në një lokal në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku ka mbetur i plagosur një 34-vjeçar me iniciale D.K.

Ky i fundit ka qenë në një lokal në lagjen nr.5 së bashku me vëllain e tij kur u konfliktua me një 18-vjeçar me iniciale F.B.



Ky i fundit e goditi në kokë me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime. I plagosuri u dërgua në spital për të marrë mjekim.Ndërsa disa minuta më vonë, policia mundi të shoqëronte 18-vjeçaroin si autor të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?