AktualitetRajoni

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare aktori i njohur shqiptar, Xhevat Qorraj. Lajmi u bë i ditur nga i Teatri Kombëtar i Kosovës përmes një reagimi në Facebook.


“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e njeriut tonë të çmuar, aktorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës e artistit të njohur, Xhevat Qorraj. Rolet e tij në teatër dhe film do mbahen mend gjatë dhe do të vazhdojnë të ndriçojnë rrugën e artit për shumë gjenerata”, shkruhej në njoftim.

Xhevat Qorraj lindi në vitin 1947 në fshatin Carrabreg të Deçanit në Kosovë. Ai u bë i njohur për publikun me rolet në filmat “3 dritare dhe një varje”, “Eternally Child” dhe “Memory”.  Së fundmi, Qorraj i cili i takon gjeneratës së parë të aktorëve nga Kosova, mori pjese në serialin “Rrushe”, në rolin e personazhit të Farukut.

Gjithashtu, aktori u punësua në Teatrin Kombëtar të Kosovës në vitin 1972, teksa ka të realizuara 60 role në kinematografi dhe teatër.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?