Aktualitet

Greqia refuzon ndihmën e Shqipërisë për zjarret/ Reagon Ministria e Mbrojtjes

KAON

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pasi Greqia refuzoi ndihmat e ofruara nga vendi ynë, për shuarjen e zjarreve që kanë shkaktuar edhe viktima në shtetin helen.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ministria shprehet se nga pala greke janë njoftuar se nuk kanë nevojë për ndihmë.

Me tej Ministria e Mbrojtjes sqaron se “nga pala greke jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera”.

Kujtojmë që situata vijon të jetë e tensionuar mes Shqipërisë dhe Greqisë që pas arrestimit të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Pak ditë më parë në shtetin fqinj u mbajt edhe një darkë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, por kryeministri Edi Rama nuk u ftua nga Mitsotakis. Tashmë është e qartë që pas këtij refuzimi, fshihen marrëdhënie të “akullta” komunikimi mes Edi Ramës dhe homologut grek Mitsotakis.

Greqia refuzon ndihmën e Shqipërisë për zjarret/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Na thanë se…

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pasi Greqia refuzoi ndihmat e ofruara nga vendi ynë, për shuarjen e zjarreve që kanë shkaktuar edhe viktima në shtetin helen.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ministria shprehet se nga pala greke janë njoftuar se nuk kanë nevojë për ndihmë.

Me tej Ministria e Mbrojtjes sqaron se “nga pala greke jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera”.

Kujtojmë që situata vijon të jetë e tensionuar mes Shqipërisë dhe Greqisë që pas arrestimit të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Pak ditë më parë në shtetin fqinj u mbajt edhe një darkë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, por kryeministri Edi Rama nuk u ftua nga Mitsotakis. Tashmë është e qartë që pas këtij refuzimi, fshihen marrëdhënie të “akullta” komunikimi mes Edi Ramës dhe homologut grek Mitsotakis.

  • Reagimi i plote nga Ministia e Mbrojtjes:

“Të tronditur dhe të shqetësuar për situatën e rëndë që Greqia fqinje po përjeton nga zjarret masive, të cilat nuk kanë kursyer as jetët e njerëzve. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të kësaj tragjedie!

 

Shqipëria, përmes Ministrisë së Mbrojtjes dhe nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka treguar gatishmërinë e menjëhershme pas kërkesës për ndihmë të dërguar nga Greqia në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?