Sport

Dëmtimi nuk e ndal Luiza Gegën, ylli i atletikës shqiptare shkon në finalen e Botërorit

Luiza Gega vazhdon të nderojë ngjyrat e flamurit kuqezi, teksa këtë radhë, ka siguruar praninë në finalen e Kampionatit Botëror të Atletikës që po zhvillohet në Budapest. Një finale e fituar me një paraqitje të shkëlqyer, duke lënë pas problemet muskulore që e kishin shqetësuar gjatë këtyre ditëve.

Luiza Gega E1687433457606 770x448

Gega ka qenë pjesë e baterisë së tretë kualifikuese të garës së 3000 metrave me pengesa, ajo që është kthyer në specialitetin e saj. Një bateri ku kanë qenë disa prej pretendenteve për medalje në këtë aktivitet dhe hapin e të cilave ajo e mbajti deri në finish, duke dhuruar kohën 9.17.71.

Kjo ishte koha e tretë më e shpejtë në baterinë e saj, që rezultoi të ishte e treta më e shpejtë e të gjitha kualifikueseve, me Gegën e cila e mbylli vetëm 1 sekondë pas kenianes Çepkoeç dhe etiopianes Uondemagen. Finalja e garës së 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet të dielën, më 27 gusht.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?