Berisha: Bashkia i vuri zjarrin Kurbinit, arrestohen të pafajshëm
Pas arrestimit nga Policia të dy personave në Kurbin për shpërthimin e zjarri që po merrte përmasa, ka reaguar edhe kryedemokrati, Sali Berisha
“Flakën Kurbinit ia vuri bashkia duke djegur plehrat! – reagoi Berisha në Fb. – Për të fshehur krimin e bashkisë që djeg mbeturinat, arrestohen njerëz të pafajshëm”.
Në vijim, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari se zjarri nuk është vënë nga individë, por nga vetë bashkia e këtij qyteti për shkak të grumbullimit të madh të mbeturinave. Ai zjarr u ka dalë jashtë kontrollit dhe për këtë kanë fajësuar persona që edhe i kanë arrestuar.”
Mesazhi dhe foto e qytetarit dixhital
Z. Berisha, kryetarja e bashkisë së Kurbinit po mundohet të justifikojë zjarrin e vënë nga bashkia Kurbin tek mbeturinat që hidhen nga kjo bashki, por zjarri iu doli jashtë kontrollit. Tani, bëjnë arrestime me njerëz të pafajshëm, kapen me fukarenj që nuk kanë bukë në shtëpi. Nuk ka kurbinas që djeg vendin e tij. Bashkia Kurbin është fajtore për zjarrin e vënë tek mbeturinat. Edhe para ca vitesh ka ndodhur e njëjta gjë në një kosh te mbeturinat. Ka persona që marrin rroga nga bashkia si roje.

