AktualitetRajoni

Ballkani Perëndimor: Premtim i pambajtur i antaresimit në BE

KAON

Rëndësia aktuale: Në qershor të vitit të kaluar shtetet e BE-së morën vendimin sipas tyre historik, që pavarësisht përvojave negative me shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të mbështetur zyrtarisht si vende kandidate për në BE Ukrainën dhe Moldavinë.

Nëj darkë për 20 vjetorin

Mbrëmjen e 21 gushtit 2023 kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti në një darkë në Athinë kryetarët e shteteve dhe të qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë edhe me presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. Shkas ishte pikërisht “premtimi i Selanikut” përpara 20 vjetësh. Kryeministri i rëndësishëm dhe me influencë i Shqipërisë Edi Rama, sipas mediave greke nuk ishte i ftuar, sepse Shqipëria dhe Greqia aktualisht po grinden sërish fort për pakicën greke në Shqipëri.

Ky shembull bën të qartë, se përse vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor prej kaq kohësh ende nuk janë anëtarë të BE-së. Herë pas here vendet anëtare në BE shfrytëzojnë problemet bilaterale, për të penguar procesin e antarësimit. Njëherë Bullgaria vë në pikëpyetje gjuhën maqedonase dhe kërkon përfshirjen në kushtetutë të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut. Përpara kësaj Greqia për dekada bllokoi Maqedoninë duke e detyruar të ndryshojë emrin e vendit në Maqedoni e Veriut, në mënyrë që shteti fqinj të dallohej prej provincës greke me të njëjtin emër, Makedonia. Tjetër herë Kroacia përpiqet të zgjidhë problemet bilaterale duke penguar vendet kandidate si Serbia, Mali i Zi apo Bosnjë-Hercegovina duke kërcënuar me vendosjen e vetos në BE.

Entuziazmi ndaj BE-së në tkurrje gjithnjë e më shumë

Situata ka mbetur pezull prej shumë kohësh sa i përket antarësimit në BE. Veçanërisht në Serbi, vendin më të madh dhe me rëndësi strategjike në rajon, ka lënë gjurmë të thella: Në një anketim përfaqësues verën 2023 vetëm 44 përqind e të pyeturve preferojnë antarësimin e vendit të tyre në BE, 47 përqind janë kundër. Në një tjetër sondazh të Institutit Demostat në qershor 2023 vetëm 23 përqind e qytetarëve janë dakord me kërkesën e Brukselit që Serbia si vend kandidat i BE-së duhet t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë. Ndërsa 42 përqind thonë, se vendi i tyre duhet të ruajnë marrëdhënie të mira me Rusinë, edhe nëse kjo pamundëson antarësimin në BE.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?