DOKUMENTET/ Komiteti Olimpik Shqiptar tender 500 milionë lekë për topa basketbolli e volejbolli
Procedura e këtij tenderi është njoftuar si procedurë “E hapur, mbi kufirin e lartë monetar” dhe kërkohet që fitues të shpallet vetëm një operator ekonomik i cili do të jetë përgjegjës për zbatimin e kontratës për tre vite me radhë.
KOKSH e ka ndarë procedurën në dy lote, një për topat e basketbollit dhe tjetrën për topat e volejbollit, me çmime respektive si më poshtë:
- LOTI I (Topa Volejbolli): 26,448,000 ALL pa TVSH / (251,670 Euro sipas kursit te kembimit te BSH te dates 16.08.2023)
- LOTI II (Topa Basketbolli): 22,675,200 ALL pa TVSH / (215,769.34 Euro sipas kursit te kembimit te BSH te dates 16.08.2023)
Përsa i përket specifikimeve teknike të topave, dokumentet standarde të tenderit kërkojnë që operatori fitues të ketë topat të madhësisë 6, e cila është dhe madhësia zyrtare e topit për shumicën e shoqatave profesioniste të basketbollit të vajzave.
“Për të gjithë ciklin e arsimit, Shkolla 9 vjecare, e mesme dhe universitet topi për vajza duhet të jetë Masa nr. 6. Për shkollën 9 vjecare topi i basketbollit për djem duhet të jetë Masa nr. 6, ndërsa për shkollën e mesme dhe universitet topi i basketbollit për djem duhet të jetë Masa nr.7”, thotë tenderi.
Kurse për topat e volejbollit, Komiteti Olimpik kërkon nga kompania fituese që të ketë specifikimet si më poshtë:
“Topi i Volejbollit ka një formë sfere dhe ka maksimumi 18 panele drejtkëndëshe dhe minimumi 8 panele, që duhet të jenë prej lëkure sintetike. Panelet duhet të jenë të rregulluara në seksione identike, të mbështjella rreth një fshikëze.
Panelet duhet të jenë të ngjitura mirë në rreshtimin e brendshëm, qepjet/ngjitjet të duken të lëmuara dhe të mos kenë aspak hapësira ndërmjet tyre apo plasaritje. Panelet ndihmojnë topin të qëndrojë fort së bashku dhe të përshtatet për lojë”, thuhet në dokument.
// Newsbomb.al




