AktualitetPolitike

Berisha: Pas uljes së euros qëndrojnë narkoqeveritarët dhe trafikantët

KAON

Pas zhvlerësimit të euros dhe forcimit të lekut, ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se fshihen paratë e narkoqeverisë dhe ato të trafikantëve të drogës. Të dëmtuarit nga ky fenomen sipas Berishës janë familjet shqiptare.

Për të treguar se situata është dramatike, ish-kryeministri tha se paratë e narkotrafikut po investohen në sektorin e ndërtimit. Edhe emërimin e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme e sheh të lidhur me klanet e narkotrafikut.

Berisha i bëri thirrje Bankës së Shqipërisë që të jetë zëri i fuqishëm në denoncimin e këtij fenomeni që e cilësoi kriminal, duke paralajmëruar pasoja katastrofale për ekonominë.

Ish-Kryeministri kërkoi gjithashtu krijimin e një fondi mbështetës për mbrojtjen e eksporteve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?