SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Kapet në Vlorë me armë selenciator, 35-vjeçari nga Shkodra me precedentë në Itali

Amarildo Nikoll (Xhanej), 35-vjeçari nga Shkodra i arrestuar nga policia e Vlorës me armë me silenciator dhe i pajisur me municion luftarak, doreza dhe kapuç, rezulton me precendentë penalë në Itali.


I riu është i përfshirë më herët në trafikun e drogës. Paratë e përfituara nga rrugët kriminale investoheshin për të blerë dyqane dhe klube nate.Amarildo Xhanej ra në prangat e policisë italiane pas një operacioni masiv të organizuar nga autoritetet për të goditur bandën.


Në 2011 Amarildo Xhanej u arrestua me një kilogram kokainë. Në krye të rrjetit të trafikimit të lëndëve narkotike ishin shqiptarët raportonin mediat italiane në atë kohë. Sipas hetuesve shqiptarët ishin ngarkuar të furnizonin dhe importonin drogën direkt nga Shqipëria. Përveç stilit të shtrenjtë jetesës ajo çfarë vihej re ishte edhe përdorimi i makinave dhe motorëve të shtrenjtë, të ardhurat e të cilave siguroheshin nga trafiku i drogës.

Solares Albania-panele diellor

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?