RajoniSport

Athinë: Përgjaket sfida AEK-Dinamo Zagreb, ka të vrarë dhe plagosur

KAON

Një i vdekur, 6 të plagosur, ky është bilanci i trazirave të ndodhura mbrëmjen e së hënës në rrugët e Athinës. Mes tifozëve të AEK dhe atyre të Dinamo Zagreb pati një përplasje të dhunshme duke vendosur ndjeshëm në dyshim edhe organizimin e këtij takimi, i vlefshëm për kualifikueset e Champions League.



Në transfertën e Athinës kanë udhëtuar shumë tifozë kroat, ndërsa 200 prej tyre, tifozë ultras, shkaktuan trazira të shumta, duke thyer dyqane, djegur makina dhe biznese, ndërsa nuk mungoi dhe përplasja me tifozët e AEK.


Pikërisht nga ky konfrontim një tifoz grek, Nea Philadelphia, gjeti vdekjen si pasojë e goditjeve me thikë. Viktima u shoqërua në spital, por ndërroi jetë sapo u shtrua. Mes 6 personave të plaguar, 3 grek dhe tre kroat, disa prej tyre janë ende në gjendje të rendë.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?