SPRINT NEWS ALBANIA

RajoniSport

Robin Krasniqi, shpallet kampion mes Prishtinës


Pas plot nëntë raundeve boks në stadiumin “Fadil Vokrri”, Krasniqi e mposhti boksierin francez Nadjib Mohammedi, raporton KosovaPress.

Krasniqi e fitoi meçin pasi gjyqtarët e diskualifikuan Mohammedin për shkak të gabimeve të njëpasnjëshme, edhe pse ai ishte duke avancuar me pikë.


Krasniqi pas meçit të super natës së boksit që është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ka falënderuar tifozët për mbështetje dhe shtoi se sonte e realizoi ëndrrën e tij.

“Falënderoj të gjithëve që plot 18 vite më keni mbështetur, ëndrrën e realizova, premtimin e mbajta. Jam i juaji gjithmonë, besoj që edhe dy vjet do më shihni e do të qëndrojë i fort”, theksoi ai.

Po ashtu edhe Nadjib Mohammedit ka falënderuar Krasniqin dhe theksoi se: “Shihemi në ndeshjen e kthimit”.

“Faleminderit shumë Kosovë, faleminderit shumë Zot, faleminderit shume Robin Krasniqi. Shihemi në ndeshjen e kthimit, sigurisht qe do te kete ndeshje te kthimit”, tha ai.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?