SPRINT NEWS ALBANIA

BotaRajoni

Papa Françesku: Po planifikoj të vizitoj Kosovën

Papa Françesku ka paralajmëruar se do të zhvillojë një vizitë në Kosovë. Ai ka theksuar se ende nuk ka asgjë konkrete, por janë duke diskutuar dhe koordinuar lidhur me këtë vizitë.



“Asgjë nuk është vendosur për vizitën, por po punojmë për një vizitë në Kosovës, ka thënë Papa Françesku.

“Nuk do të shkoj në asnjë vend të madh europian derisa të mbaroj me të vegjlit”, theksoi ai.


Pas udhëtimit që po bën aktualisht në Lisbonë, në kuadër të Ditës Botërore të Rinisë, Papa do të udhëtojë në Mongoli midis 31 gushtit dhe 4 shtatorit dhe do të marrë pjesë në Marsejë, Francë, në Takimet mesdhetare, më 22 dhe 23 shtator.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?