SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

OKB-ja paralajmëron luftë mes Kosovës dhe Serbisë

Raportuesi i Kombeve të Bashkuara, Fabian Salvioli, ka paralajmëruar rrezikun e nisjes së luftës mes Kosovës dhe Serbisë. Pas vizitës në të dyja shtetet, raportuesi special Fabian Salvioli vlerësoi se papërgjegjshmëria publike e liderëve sidomos atyre kosovarë për të vijuar dialogun mund të çojë në një përsëritje të konfliktit te armatosur.


“Glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i krimeve të luftës është një praktikë e vazhdueshme në të dyja vendet. Autoritetet e Kosovës kanë mungesë vullneti për të ndjekur penalisht dhe ndëshkuar rastet e krimeve të luftës, në të cilat dyshohet se janë përfshirë ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duhet një program efektiv dhe funksional për mbrojtjen e dëshmitarëve, i cili aktualisht mungon në Kosovë”, tha Salvioli.


Në lidhje me Dhomat e Specializuara në Hagë, ku gjykohen ish-udhëheqësit e UÇK-së, raportuesi special vuri në dukje se ngurrimi i dëshmitarëve për të dëshmuar për shkak të frikës nga hakmarrja në thelb po pengon përparimin në dhënien e drejtësisë për krimet e luftës.

Raporti i OKB-së dëshmon se autoritetet në Kosovë nuk kanë dhënë dokumentacionin përkatës për personat e zhdukur gjatë luftës. Ky raport do të shqyrtohet në seancat e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, të cilat do të mbahen në selinë e OKB-së nga data 11 Shtator deri më 6 Tetor të këtij viti.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?