SPRINT NEWS ALBANIA

BotaRajoni

Ekzekutohet para shtëpisë 37-vjeçari shqiptar në Selanik

Një 37-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në një atentat mafioz në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Selanik të Greqisë.  Viktima është Erald Jonuzi i datëlindjes 1988, 35 vjeç, nga Korça. Ai ishte duke u kthyer në apartamentin ku jetonte, kur ndaj tij u qëllua me armë.

Pasi parkoi makinën, shqiptari, u nis drejt hyrjes së ndërtesës ku banonte, por nuk e dinte se atje e prisnin ekzekutorët e tij. Këta të fundit qëlluan disa herë ndaj tij. Policia gjeti në vendin e ngjarjes 4 gëzhoja pistolete.



Ka qenë një kalimtar që ka lajmëruar policinë për të shtënat. Kur shkuan në vendin e ngjarjes gjetën 37-vjeçarin të mbuluar me gjak në trotuar. Ata e transportuan të riun në spital, por ai ndërroi jetë pak çaste më vonë.

Mediat shkruajnë se ngjarja ka të bëjë me larje hesapesh mes bandave që “ofrojnë mbrojtje” në klubet e natës. Hetimet po vijojnë nga policia në Selanik.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?