SPRINT NEWS ALBANIA

Politike

Zgjedhjet në Rrogozhinë, Berisha: Farsë elektorale

Ish-Kryeministri Sali Berisha doli në një deklaratë pas rezultatit të zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës që u fituan nga kandidati socialist, Edison Memolla.



Berisha tha se “institucionet e farsës elektorale” i rrëmbyen mandatin e fituar nga kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.



Berisha u shpreh se pas asaj që e quan farsë elektorale qëndron “terrori i paparë” i ushtruar ndaj qytetarëve. Për këtë akuzoi drejtuesin politik të PS-për për Tiranën, kryebashkiakun Erion Veliaj.“Në rezultatin e mbrëmshëm qëndron një terror i paparë i ushtruar për një muaj rresht ndaj qytetarëve, ndaj biznesmenëve, ndaj zgjedhësve të Rrogozhinës. Një terror i të gjitha formave, fiskal, fizik, etj. Në farsën elektorale u konstatuan manipulime të hapta, fetëvotimi të përgatitura paraprakisht, fotografim i fletëve të votimit në qendër të votimit, votime në grupe, votime familjare, të gjitha format e shëmtuara. E gjithë kjo farsë u drejtua nga Erion Veliaj”, tha Berisha.

NJOFTIM PËR SHTYP

Farsa e Rrogozhinës/ Berisha: Ftoj qytetarët të luftojnë dhe të qëndrojnë për liri dhe dinjitet

Me vjedhjen e Bashkisë së Rrogozhinës, Edi Rama dhe Erion Veliaj jo vetëm nuk mbulojnë dot vjedhjen e shekullit, të djegësave, vjedhjen e tmerrshme me Pyllin Orbital, vjedhjet e tyre të tmerrshme që arrijnë në 138 miliardë lekë sipas KLSH, me vjedhje të tmerrshme që vetëm në dogana e tatime arrijnë në 104 miliardë lekë, por përkundrazi ftoj shqiptarët, në emër të shpresës, në emër të besimit të tyre te liria, të ngrihen kundër këtij regjimi, i cili është një armik i egër i qenies së shqiptarëve.
Opozita mbyll sot një etapë, në të cilën ajo nuk gjeti asnjë befasi. Ajo paralajmëroi shqiptarët tre muaj më parë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Por paralajmërimi ishte paralajmërim. Faktet, dokumentet, ishte detyrimi i saj t’i paraqiste para shqiptarëve dhe ketë ne e bëmë me vendosmëri gjer ditën e sotme.
Ndaj dhe ftoj çdo demokrat dhe demokrate, çdo qytetar dhe qytetare, që e do këtë vend, që beson se ai dhe fëmijët e tyre meritojnë një të ardhme jo si shtet mafioz, jo si narkoshtet, jo si shtet ku klanet e mafies bëjnë ligjin, asgjë nuk mund të mposhtë vullnetin e atyre që vendosin të luftojnë, të qëndrojnë për liri dhe dinjitet të vetin dhe vendit të tyre.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?